Takimi me studentë – Lu: Politika të implementojë reformën në drejtësi

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se është drejtë e opozitës që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë një takimi me studentë të gazetarisë në ambientet e ambasadës amerikane, Lu tha gjithashtu se është e drejta e opozitës që të bojkotojë komisionin e reformës në drejtësi. Ambasadori i ka bërë thirrje klasës politike që të implementojë reformën në drejtësi. “Duhet të jeni krenar me atë që vendi juaj ka bërë muajt e fundit”, shtoi ai. Duke folur për zgjedhjet në Dibër, ai tha se ambasada e SHBA-së dërgoi 4 njerëz atje për t’i vëzhguar ato. “Shqipëria po shndërrohet në një demokraci të zhvilluar”, tha ai.I pyetur për luftën kundër kanabisit në Shqipëri, deklaroi se “qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës.Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së’

Artikulli paraprakSONDAZHI I BSH:30% E FAMILJEVE SHQIPTARE KANE NJE HUA PER TE PAGUAR
Artikulli tjetër‘VETTINGU” BOTOHET NE FLETOREN ZYRTARE,PAS 15 DITESH HYN NE FUQI