Ambasadori amerikan Donald Lu duke i uruar shqiptarët për vitin e ri, thekson se ishte privilegj të bashkëbisedonte me ndjekësit e faqes së ambasadës amerikane në Tiranë.
Ai thotë se shpreson që vitin e ardhshëm të kishte më shumë argëtim dhe aventura.
Lu: Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm! Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t’u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen. Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t’i përgjigjem me kënaqësi në komentet më poshtë. Gëzuar!