Klubi Vllaznia eshte gjobitur me 2 milion leke te vjeter nga Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Kjo gjobe per klubin Vllaznia ka ardhur per shkak te pranise se tifozeve ne ndeshjen Vllaznia-Partizani e zhvilluar sefundmi qe kuqeblute e fituan me rezultatin 1-0.

Pas golit ne minuten e 87 nga Dilaver u kerkua nxjerrja jashte e tifozeve qe ndodheshin ne tribunen qendrore dhe forcat e policisë nisën të nxjerrin disa prej tyre por trajneri i Partizanit Ilir Daja kërkoj që të mos humbej kohë dhe të vijonte ndeshja ndersa pas asaj sfide drejtori i Partizanit Olsi Rama e ngriti kete problematike duke thene se nuk eshte Fair Play sepse Vllaznia luajti me tifoze dhe se sipas tij prania e tifozeve ndikoi tek kjo perballje në favor të kuqebluve në atë fitore që arriti ekipi shkodran.

Kjo deklarate solli reagime te shumta nga te dy kampet ndërsa në Shkodër nuk u prit aspak mirë duke gjetur kundërshti të drejtuesve të Vllaznisë por edhe shumë tifozëve. Megjithatë tashme Komisioni i Disiplines vendosi ta gjobise Vllaznine per pranine e tifozeve duke qene se nuk lejohen dhe se ndeshjet duhet te luhen pa tifozë në të gjitha stadiumet shqiptare.

Komisioni i Disiplines shkruan në këtë vendim të dhënë se “KF Vllaznia per deshtimin ne permbushjen e pergjegjesive duke mos respektuar Protokollin Sanitar te FSHF-se dhe Urdhrin e ministrit te Shendetesise per “ndalikin e grumbullimeve ne vende te mbyllura apo te hapura”, denohet me gjobe ne masen dyqind mije leke të reja”.

Ndeshja e radhës për Vllazninë do të jetë në transfertë me Laçin dhe për momentin stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë i qetë por në takimet e ardhshme kur shkodranët të kenë ndeshje brenda sërish kërkesat nga tifozët do të jenë të shumta për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për shkak edhe të ecurisë pozitive që ka bërë Vllaznia e cila deri më tani është e vetme në vend të parë.

Artikulli paraprakZONA PRANË VARREZAVE TË DËSHMORËVE PA UJË TË PIJSHËM
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, TEMPERATURAT E AJRIT ULEN LEHTË NË MËNGJES POR SHIKONI SI DO JENË NË MESDITË