A keni dëgjuar ndonjëherë për kronobiologjinë? Nëse jo, bëhet fjalë për emrin e disiplinës që studion oraret biologjike të njeriut për të përcaktuar personalitetin. Çdo ritëm biologjik lidhet me një ‘kronotip’ të veçantë, që kronobiologët i kanë ndarë në ‘delfinë’, ‘ujqër’, ‘arinj’ dhe ‘luanë’.

Sipas ekspertëve të fushës, orët e gjumit, orari i zgjimit, humori i mëngjesit tregojnë një personalitet ndryshe. Por cili personalitet jeni ju?

Luani

Zgjohesh plot energji, por pasdite fillon të ndjesh se po të lënë fuqitë.

Delfini

Ke gjumë shumë të lehtë, madje mund të vuash nga pagjumësia. Zgjohesh rreth orës 6:30 të mëngjesit dhe zakonisht bën ushtrime përpara se të ulesh për mëngjes.

Ariu

Zgjohesh në drekë, dhe nëse nuk i bën tetë orë të mira gjumë, nuk ndihesh mirë. Jeta ideale për ty është e balancuar: 8 orë gjumë, 8 orë punë, 8 orë pushim.

Ujku

Je nga ata njerëz që e fik 100 herë zilen e orës. Të pëlqen të jetosh ditën, por koha jote ideale është nata.

Artikulli paraprakYURI KIM: QEVERIA T’I JAPË PËRPARËSI KLIMËS SË BIZNESIT, REFORMA NË DREJTËSI MBETET…
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË QEVERI/ KUSH JANË ZV.MINISTRAT QË MARRIN DETYRËN (EMRAT)