Në Komisionin e Sigurisë po diskutohet për grabitjen në aeroportin “Nënë Tereza”. Deputeti i LSI, Luan Rama tha se pas kësaj ngjarje siguria në Rinas është zero, pasi ngjarje të tilla sipas tij nuk kanë ndodhur as në vitin 1997
. Luan Rama: Siguria në Rinas është zero, ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shumë e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri grupi i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit. Duhet të kërkojmë llogari për masat e marra pas ngjarjeve në Stamboll. Ndërsa deputeti socialist Paulin Sterkaj u shpreh se duhet ti lëmë hetimet për të zbardhur ngjarjen. Paulin Sterkaj: Duhet të lëmë hetimet të flasin vetë. Kam bindjen se grupi që grabiti s’ka qenë grup i armatosur, por marrëveshje midis individeve me pozicione te ndryshme. Ndërsa deputeti Asllan Dogjani tha se është cënuar rende siguria kombetare, dhe se duhet te ishte ne raportim ministri i Brendshëm. Asllan Dogjani: Makina e cila u përdor nga grabitësit mund të ishte me eksploziv, duhet të merreshin masa për një mbledhje te jashtëzakonshme për sigurinë kombetarë.