Luan Rama në një deklaratë për median ka folur sërish mbi ngërçin politik në vend, zgjedhjet në Kavajë, dhe koalicionin me PS. Si një përgjigje për deklaratën e fortë të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Luan Rama deklaroi se nuk mendon as si Tahiri e as si PD, duke i kujtuar Tahirit deklaratën e tij dy muaj më parë se ushtria nuk duhet të ndërhyjë në luftën kundër kanabizimit.

“Ne nuk mendojmë njësoj, as si PD dhe as si Saimirit. Saimiri tha se nuk është e nevoja para 6 muajsh nxjerrja e ushtrisë për kanabisit. “-tha Rama. Sipas tij LSI-ja nuk bëhet pjesë e zgjedhjeve në Kavajë, duke pranuar se aleati i tyre në qeveri Edi Rama nuk i ka pyetur në lidhje me kandidaten e saj në këtë bashki.

“LSI nuk është regjistruar për Kavajën sepse mënyra si është proceduar për zgjedhjen e kandidaturës ka qenë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë në këtë proces. Ne kemi qenë kundër kandidaturës edhe kryebashkiakut të kaluar, e konsiderojmë këtë një çështje të PS. Nuk jemi pjesë e këtij procesi në Bashkinë e Kavajës”,– sqaroi ai.

Luan Rama gjithashtu deklaroi se për LSI pritoritare është çështja e zgjedhjeve, standartin dhe garantimin e kushteve për zgjedhje të lira të barabarta e të pa cënuara

Artikulli paraprakTAHIRI: LSI PO SULMON PS DUKE I SHKELUR SYRIN PD
Artikulli tjetërLILA FALET NGA PRIFTI I JANINËS PASI E TALLI NË VIDEO-SKANDALIN