Luan Rama: Menduam edhe të shkarkonim kryeministrin, por shkarkuam ministrin
Nënkryetar i LSI-së dhe kreu i grupit parlament Luan Rama tha se partia ku ai bën pjesë, kishte dy rrugë të shkarkonte kryeministrin ose ministrin. Dhe në fund u shkarkua Ylli Manjani, edhe pse sipas Ramës, ai ka pasur të drejtë në akuzat e tij. “Ylli Manjani ka pasur të drejtë në ato që tha. LSI është e vendosur që të bashkëpunojë. Kishim dy opsione, atë të shkarkonim kryeministrin ose ministrin. Ne zgjodhëm të shkarkonim ministrin”, tha Luan Rama mesditën e sotme.