“Dorëheqja nuk është në karakterin tim”. Kjo është përgjigja e trajnerit të Vllaznisë Luan Zmijani pas humbjes 2-0 në Vlorë përballë Flamurtarit vendas. Tekniku Zmijani shprehet se nuk e ka ndër mend të dorëhiqet pavarësisht 4 humbjeve radhazi në kampionat.Humbja e katërt radhazi me Flamurtarin është një sinjal negativ thotë Zmijani përsa i përket rrezikut të rënies nga Superliga për Vllazninë.
Duke folur për humbjen me Flamurtarin, kreu i pankinës së Vllaznisë shprehet se loja nuk iu përgjigj rezultatit 2-0 në favor të vlonjatëve.Vllaznia shënoi ndeshjen e 12-të radhazi pa shijuar fitoren dhe humbjen e 4 radhazi në kampionat.