Ish-futbollisti dhe ish-trajneri Luan Zmijani, ka vlerësuar atë që po bëhet deri tani te Vllaznia. Ecurinë e skuadrës, ai ia dedikon një serie faktorësh. Rezultatet e deritanishme janë meritë e stafit drejtues dhe e gjithë futbollistëve pa përjashtim thotë Zmijani.

Në intervistën për “Star Plus”, Zmijani komentoi edhe shortin e Kupës, ku ndeshjen ndaj Egnatias e shikon si një “përleshje” ndaj kundërshtarit më të vështirë të mundshëm që ishte në vazo, ndërsa shtoi se ky është momenti i duhur për të sjellë një titull kampion në Shkodër.

Tashmë, Vllaznia ka ndryshuar për pozitivisht, por ajo që duhet është që të kalojë me sukses takimet e mbetura, duke filluar që nga ndeshja me Kukësin në transfertë.

Artikulli paraprakATENTATI NË SHKODËR/ BALLA: JAM I SIGURTË DHE KAM BESIM NË EKIPIN QË PO DREJTON HETIMIN
Artikulli tjetërDEPOZITIMI I MBETJEVE, NUK NDËSHKOHEN PËRGJEGJËSIT