Ne nje interviste, analisti Fatos Lubonja u shpreh me ironi se tani ka më pak shpresa sa kur ishte në burg.Ai shtoi se as në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e ka menduar këtë realitet të tanishëm dhe se zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore.
Lubonja: Unë tani them se nuk kam më shpresat që kisha kur isha në burg. Kjo është tragjike. Shpresoj që rinia të kuptojë se ky pesimizmi ynë vjen nga optimizmi i së kaluarës. Të burgosurit e menduan të ardhmen se do të ishte një realitet shumë ndryshe.
As në ëndrrat më të këqija të burgut nuk e kam menduar këtë realitet. Zhgënjimi lidhet kryesisht me raportet njerëzore dhe besimin e shqiptarit te shqiptari. Unë kam qenë në burg kur ka ardhur Nënë Tereza. Ajo tha se atdheun do ta duam më shumë kur të duam njëri-tjetrin.