Studiuesi, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja duke folur për burgun e Spaçit, një nga më të tmerrshmit në Shqipëri në kohën e komunizmit, aty ku kaloi një pjesë të dënimit nga regjimi i atëhershëm shprehet se në vend që të ishte ruajtur dhe kthyer në një muze të dëshmisë,
vendi kryesor ku kalonin kohën të burgosurit, galeria në të cilën ishin të detyruar të punonin është kthyer në një fabrikë minerare që shteti shqiptar ia ka dhënë një firme turke. Një vendim ky absurd sipas Lubonjës sepse aty kanë humbur jetën shumë njerëz.
Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani që u pushkatuan bashkë me patriotin dhe firmëtarin e Pavarësisë Xhelal Koprencka ishin që të dy gazetarë të Radio Tirana që përmes letrave të tyre dërguar Komitetit Qëndror kërkuan rrëzimin e Enver Hoxhës dhe si përgjigje morën pushkatimin.
Edhe në ditët që po kalojmë ndonëse në një formë tjetër, Lubonja thotë se situata për gazetarët është shumë afër nga regjimi siç e cilëson ai në të cilin po kalojmë.
Lubonja gjatë aktivitetit përkujtimor tregoi se si i ka njohur Fadil Kokomanin, Vangjel Lezha dhe Xhelal Koprencka të cilët u pushkatuan nga regjimi i Enver Hoxhës.