Mbrëmjen kur u ndanë çmimet Grammy, kompania filmike “CBS Films” publikoi një pjesë nga dokumentari që po përgatit për tenorin e madh italian, Luciano Pavarotti.

Projekti ende është në fazën e prodhimit. Magjia e zërit të tij është e njohur në mbarë botën, ndaj regjisori Ron Howard do të përpiqet të sjellë anën njerëzore të Pavarotti-t.

Familja e tenorit i ka dhënë akses të plotë atij për të hyrë në arkivin e Luciano Pavarotti-t, që nga intervistat që ka zhvilluar e deri tek performancat live në disa shtete.

Luciano Pavarotti mbetet një nga zërat me mahnitës, i cili u duartrokit nga e gjithë bota dhe mbi të gjitha riktheu operën te njerëzit. Dokumentari pritet të dalë në kinematë amerikane më 7 Qershor.

Artikulli paraprakKTHEU SHKOLLËN NË LOKAL PËR DASMAT DHE CEREMONITË MORTORE NIS HETIMI PËR DREJTORESHËN
Artikulli tjetër“MEDALJA E MIRËNJOHJES” PËR IKONËN E HUMORIT SKËNDER SALLAKU, NJË RRUGË NË TIRANË DO TË MBAJË EMRIN E TIJ