Territoret e njesivë administrative Pult dhe Temal në bashkinë e vaut të Dejës kanë qënë në shënjestrën e policisë së Shkodrën luftimit të kultivimit dhe prodhimit të bimëve narkotike.

Prej mëse një javë këto aksione janë përqendruar në këto zona ku jatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë asgjësuar gjithsej 10076 bimë narkotike e dyshuar si cannabis sativa. Sipas policisë, me gjithë përpjekjen e vazhdueshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti criminal, ende nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar. Në një njoftimin e zgjeruar që bultë e Shkodrës që p kanë shpërndarë për mediat njoftohet se gjatë operacionit të radhës në datë 13.09.2016 në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative, dhe kontrrollit të ushtruar në njësitë Administrative Pult dhe Temal u arrit që: Në njësinë administrative Pult të Shkodrës, u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 9050 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva në 7 parcela Në njësinë administrative Temal të Vau të Dejës, u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 1026 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva në 10 parcela. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike” parshikuar nga neni 284 të Kodit Penal. Edhe pse çdo ditë policia e Shkodrës po vijon aksionet anticannabis përsëri dyshohet se në zona të thella malore të ketë parcela në “lulëzim” me këto bimë narkotike.

Artikulli paraprakOBAMA NË KRAH TË CLINTON: ËSHTË E VËRTETË DHE E QËNDRUESHME
Artikulli tjetërKONFERENCA NDËRKOMBETARE KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM