Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim historik e letrar në 108-vjetorin e luftës së Çanakalasë në Turqi dhe 102-vjetorin e himnit kombëtar të Turqisë. Fillimisht ambasadori turk në Shqipëri Tayyar Kagan Atay tha se poeti që shkroi himnin turk Mehmet Akif Ersoy është një vlerë e përbashkët mes Turqisë dhe Shqipërisë duke qenë se ka prejardhje shqiptare.

Pedagogia e universitetit të Shkodrës në departamentin gjuhë-letërsisë Sereta Zaganjori në rrafshin historik tha se beteja e Çanakalasë në Turqi sipas historianëve është një fitore e madhe e turqve ndaj forcave angleze dhe franceze në luftën e parë botërore.

Pedagogu Erzen Koperaj vlerësoi figurën e autorin të himnit turk Mehmet Akif Ersoy.
Aktivitetet për 108-vjetorin e Çanakalasë dhe 102-vjetorin e himnit të Turqisë do të vijojnë në Shkodër.

 

Artikulli paraprakAMBASADA TURKE PËRKUJTON LUFTËN E ÇANAKALASË
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS URON MUAJIN E RAMAZANIT