Kryeministri Edi Rama ka kryesuar debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill.
Në fjalën hyrëse, Rama falënderoi ambasadoren e SHBA-ve, Thomas GreenField për punën e shkëlqyer të bërë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurimit në muajin maj.
Më tej në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se vlerat themelore të të drejtave të njeriut janë parë të shkelen, ndërsa shtoi se të gjitha llojet e shkeljeve duhet trajtua me rëndësi.
Po ashtu Rama shpreh se kur dështojnë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, atëherë institucionet bëhen më të dobëta.
“Do doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të shprehja vlerësimet për ambasadoren e SHBA-ve, Thomas Greenfield, për punën e shkëlqyer në drejtimin e Këshillit gjatë muajit maj. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit për shprehjen e vlerësimit për ambasadoren Thomas Greenfield. Do të doja që t’iu roja mirëseardhje të ngrohtë ministrave, prania juaj tregon rëndësinë e temës që ne do të diskutojmë”, tha Rama, duke shtuar: Dallimet në opinione , mosmarrëveshjet nuk janë të pazakonta në këtë Këshill. Ato amplifikohen nëse ne përqendrohemi tek politika e përditshme dhe shqetësimet, në themel të këtyre argumenteve të qarta qëndrojnë vlerat themelore që përfaqësojnë lidhjen reale. Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Vlerat tona themelorë, të të drejtave të njeriut vijojnë të shkelen në mënyrë sistematike dhe masive. Të nderuar delegatë, të gjitha shkeljet e rënda duhen trajtuar me të njëjtën rëndësi. Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo, siç edhe ka thënë Luther King. Jemi të vetëdijshme që gjendemi në stres të jashtëzakonshme, dhe ne e dimë që kur dështojmë të respektojmë të drejtën për të vërtetën , institucionet tona bëhen më të dobëta. Ne mund të ndihemi edhe të dëshpëruar edhe të paduruar ndaj shkelësve që veprojnë të lirë”, tha më tej Rama.