Në një analizë të “Foreignpolicy”, shkruhet se Lufta e Tretë Botërore mund të nisë nga Letonia.

Katër vite më parë, autori thotë se kishte parashikuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ndërsa tani bën parashikimin tjetër, i cili sipas artikullit do të godasë shumë njerëz. Vendet balltike janë pranë Rusisë dhe ky do të jetë një test për Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump.

“Presidenti rus Vladimir Putin ka një qëllim të qartë dhe një strategji të madhe. Por, kjo është më realiste nga ajo që perceptojmë. Disa argumentojnë se ai është i nxitur thellësisht nga qëllime racionale mbrojtëse. Zgjerimi i NATO-së u shfaq kërcënues dhe Rusia po e shtyn mbrapa. Perëndimi ka zgjeruar sferën e saj të influencës në kurriz të Rusisë dhe Rusia tani po hakmerret”, shkruan analisti Paul Miller.

Sipas tij, Rusia e sheh veten si mbrojtëse të ortodoksizmit. Ai parashikon që Putin dhe shteti rus mund të krijojnë trazira në Letoni dhe Estoni me pretendimin e të drejtave të tyre. Në këto vende, sipas analistit, një e katërta e popullsisë është me kombësi ruse.

“Nuk do të dërgojë formacione të mëdha të ushtarëve me uniformë ruse që të kalojnë kufijtë. Në vend të kësaj, Putin do të nxisë një krizë të diskutueshme ushtarake duke përdorur shtresat e nënshtruara. Letonezët ose estonezët rusitshfolës, ndoshta brenda dy viteve të ardhshme do të fillojnë rebelimin, duke protestuar për të drejtat e tyre që të pretendojnë se janë persekutuar. Çuditërisht mund të shfaqet ndonjë formacion i mirëtrajnuar me emërtimin “Fronti Popullor për Çlirimin e Baltikut”. “Vrasjet e personave të shquar dhe sulmet me bomba mund të çojnë vendet baltike në prag të luftës civile.

NATO do të mblidhet dhe Polonia do të çojë në aktivizimin e nenit 5, duke argumentuar se vendet baltike janë nën sulmi rus. Ora gjeopolitike do të kthehet në vitin 1939. Disa vende në Evropën Lindore mund të zgjedhin për të ndjekur Rusinë. Të tjera vende me të parën Poloninë do të armatosen deri në dhëmbë. Ëndrra Putinit për të fragmentuar Perëndimin dhe për të patur një fushë të hapur në Evropë do të zbatohet. Por në qoftë se Aleanca do të aktivizojë nenin 5, atëherë kjo do të përbënte një deklaratë lufte nga ana e Perëndimit për Rusinë. Dhe pastaj Trump do të duhet të vendosë nëse mbrojtja e Letonisë do t’ia vlejë për të riskuar një Luftë të Tretë Botërore”, vijon ai në analizën për “Foreignpolicy”. Artikulli origjinal

Artikulli paraprakFACEBOOK PO PËRGATIT NJË TJETËR NDRYSHIM FANTASTIK
Artikulli tjetërKOLONJË – MBYLLET FUSHATA, RAMA: QEVERIA MBËSHTET ÇDO PROJEKT TË ILIA STEFOS