Islanda është bërë anëtari i parë i NATO-s që ka pezulluar zyrtarisht operacionet e ambasadave brenda Rusisë. Flamuri i Islandës është hequr nga shtylla e ndërtesës së ambasadës në Moskë, si dhe tabela ndërsa policia ruse nuk po e ruan më ndërtesën, raporton Sky News.

Në fillim të qershorit u bë e ditur se ministri i Jashtëm Islandez, Tordis Kolbrun Reyfjordur Gilfadottir vendosi të pezullojë punën e misionit diplomatik.

Pala islandeze e shpjegoi vendimin duke thënë se aktiviteti i ambasadës në Moskë në kushtet aktuale nuk është ndër prioritetet e Ministrisë së Jashtme të vendit.

Artikulli paraprakMETA DO T’U KËRKOJË PËRDORUESVE NË BE PËLQIM PËR PËRDORIMIN E TË DHËNAVE
Artikulli tjetërNASA HUMB KONTAKTIN ME VOYAGER 2, PASI I DËRGOI KOMANDËN E GABUAR