Kryeministri britanik, Boris Johnson mbajti një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Mediat e huaja shkruajnë se në këtë bisedë, Johnson ka dënuar veprimet e Putinit dhe tha se Britania do të vazhdojë të ndjekë opsionet për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës.
“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin”, thuhet në leximin.
Sipas raportimeve, Johnson ka thënë se Britania e Madhe do të jetë në krah të Ukrainës, e do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.