Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ndodhet në Moskë, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij Sergei Lavrov. Ne qendër të takimeve do të jetë zgjidhja e krizës siriane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kërkojnë një zgjidhje politike të konfliktit në siri, por ndahen kur vjen fjala tek fati i presidentit sirian Bashar Al Asad. Washingtoni kërkon një tranzicion politik në vendin që po vuan më shumë se 4 vjet nga konflikti i armatosur pa Asad ne krye, teksa Rusia kërkon të kundërtën. Kurse vetë presidenti thotë që vetëm populli i tij mund të vendosë për qëndrimin apo largimin e tij nga pushteti. Në takime pritet të diksutohet edhe marëdhenia Turqi Rusi e acaruar që pas rrëzimit të avionit rus nga pala turke me pretendimin se kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Rusia nuk e pranon këtë argument dhe i është përgjigjur me sanksione ekonomike ndaj Moskës.