Greqia kërkon bashkëpunim me Shqipërinë, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Kërkesën e ka bërë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, në takimin me ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari. Ai tha se është më se i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë i organeve greke me ato shqiptare, për të frenuar trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi. Ministri Toskas ka kërkuar që të intensifikohen kontrollet e autoriteteve shqiptare, në pikat doganore dhe jo vetëm, për të përballuar në mënyrë sa më efektive këtë problem serioz.

Artikulli paraprakPD: KONGRESMENI U BLE NGA RAMA, ME PARATË E DROGËS
Artikulli tjetërPANUCCI MBËRRIN NË TIRANË, GATI ZYRTARIZIMI SI TRAJNER I KOMBËTARES