Operacion i gjerë antikanabis në shkallë vendi. Policia e Shtetit ka nxjerrë në terren mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të Shqipërisë.

Në orët e para të mëngjesit, forca policore, specialet e FNSH e antidrogës janë shpërndarë në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër. Ditën e djeshme është krehur zona e Krujës ku dhe vijon ende aksioni. Kurse sot, operacioni është shtrirë përkatësisht në zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurveleshit e Memaliaj. Këto zhvillime vijnë pas sasisë rekord të kanabisit që u gjet në një magazinë në një fshat të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis sativa e tharë e bërë gati për treg. Mësohet se Policia e Shkodrës është lënë jashtë operacionit dhe në zonat veriore po veprojnë vetëm Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Shkak i mospërfshirjes së policisë rajonale në operacion, mësohet se është frika se mos aksioni dekonspirohet.

Artikulli paraprakROLI I SHOQËRISË CIVILE NË REFORMËN NË DREJTËSI
Artikulli tjetërCILËSIA E UJËRAVE NE SHKODËR