Lufta ndaj korrupsionit, nivel i ulët besimi te parlamenti e gjykatat

Korrupsioni i ka duart e gjata në Shqipëri dhe denoncimet në media janë të pakta si rezultat i probleme qe kalon vetë media me lirinë e saj dhe presionet nga politika dhe krimi. Sipas studimit të Fondacionit Konrad Adenauer të kryer me 100 gazetarë dhe mbi 1000 qytetarë institucionet me nivelin më të ulët të besimit janë Parlamenti, Partitë Politike dhe Gjykatat Gazetarët që ndryshe konsiderohen si qen roje të pushtetit, deklarohen të pamotivuar për t’i denoncuar rastet e korrupsionit në media, edhe pse qytetarët kanë një prishtmëri të lartë ndaj tyre Nga një studim i Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer në 100 gazetarë dhe 1080 qytetarë rezulton se perceptimi qytetar dhe gazetaresk është thuajse në të njëjtën linjë kur pohojnë së institucionet me nivel më të ulët besimi në luftën kundër korrupsionit janë Gjykatat, partitë politike dhe parlamenti. Por vlerësimi për policinë e shtetit është më i larti së institucionet e tjera. 67 % e të anketuarëve mendojnë që qeveria reagon pak ose shumë pak për denoncimin e korrupsionit në media. I befasuar nga gjetjet e këtij studimi, Kreu i KLSH e konsideroi të turpshëm realitetin. Leskaj: Rezultatet e sontazhit ishin shokuese, dhe na bejne te ndihemi me turp. Nga studimi rezulton se mediat shqiptare hasin vështirësish nga politika krimi dhe pronarët në raportimin e korrupsionit. Marku: Presion politik që ushtreohet qoftë përmes institucioneve politike, qoftë përmes grupeve kriminale shpesh herë edhe përmes pronarëve të mediave. gazetarët e kanë të pamundur të marrin informacion. Kreut të Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer pohoi se studimi e rendit Shqipërinë në 10 vendet me lirinë më të ulët të medias në Europë. Kreu i departamentit të gazetarisë Mark Marku sugjeron disa zgjidhje për daljen nga fatalizmi i mosluftimit të korrupsionit, duke filluar me inisiativa të pavarura mediatike, kurajo për të dalë si gazetar i lirë ose t’i drejtohen portaleve online që shihen si fole për gazetarët

Artikulli paraprakDY TON DROGE ME SKAF,TRAFIKANTI:DO E MBUSH ITALINE ME HASHASH SHQIPTAR
Artikulli tjetërAMBASADA AMERIKANE:KUJDES NGA MESAZHET MASHTRUESE