Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka lajmëruar ditën e sotme se 32,975 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor të vitit 2023.
Në deklaratë thuhet se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 59 prej tyre e janë plagosur 83 të tjerë.
Ndër të tjera, ministria palestineze bën me dije se 75,577 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra izraelite.