Sekretari Amerikani Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar ditën e sotme, gjatë një konference për shtyp në Doha, se Hamas ka kërkuar ndryshime në plan-propozimin e SHBA-së për të arritur një armëpushim në Gaza.
Por, kjo është hedhur poshtë nga grupi palestinez, duke thënë se Hamas nuk ka kërkuar ndryshime as nuk ka bërë propozime të reja në lidhje me planin amerikan.
Këtë e deklaroi zyrtari i lartë i Hamasit në Liban, Osama Hamdan, gjatë një interviste për pan-arab al-Araby.