Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur sërish alarmin për luftë në Gazë. Këtë herë bëhet fjalë për zgjerimin e shtrateve spitalore.
Richard Peeperkorn, një përfaqësues i OBSH-së tha se ka vetëm 11 spitale pjesërisht funksionale në Gaza, nga 36 në fillim të luftës. Peeperkorn theksoi gjithashtu nevojën për të zgjeruar kapacitetin e shtratit në Gaza dhe për të “rikthyer funksionalitetin e sistemit”.
Më tej ai shtoi se ishte i shqetësuar për situatën aktuale dhe se shpresonte që “infrastruktura jashtëzakonisht e cenueshme shëndetësore do të lihet e paprekur dhe se ne në fakt mund të zgjerojmë atë”.