Përplasja në Partinë Demokratike vijon, ndërsa sot deputeti Gazment Bardhi ka thirrur një takim me të gjithë deputetët e opozitës. Bradhi vijon të shpërfillë vendimet e Kuvendit Kombëtar, ndërsa duke e cilësuar veten si kreun e grupit parlamentar, ka thirrur sot një takim me deputetët me qëllimin për të unifikuar aksionin opozitar.

Takimi do të mbahet në orën 12:00 në Hotel Tirana, ndërsa pjesa e parë do të jetë e hapur për mediat. Thirrjes së Bardhit i janë përgjigjur pozitivisht grupimi i deputetëve të Sali Berishës, si edhe vetë ish-kryeministri konfirmoi se do të jetë i pranishëm. Po ashtu takimit do t’i bashkohen edhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN.

Në mbledhje përflitet që do të marrin pjesë edhe deputetët e Partisë së Lirisë. Ndërkohë që ashtu siç pritej, takimin do ta bojkotojnë deputetët e Lulzim Bashës.

Ky i fundit në orën 11:00 ka thirrur një takim me Kolegjin e Kryetarëve. Ky është takimi i parë që Basha bën me Kolegjin që pasi u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakULET 4% NUMRI I BEBEVE QË PËRFITUAN BONUS PËR MUAJT JANAR-PRILL 2023, 43% E PËRFITUESVE LINDËN JASHTË
Artikulli tjetërSHIFRA ALARMUESE/ MOSHA E TRETË RREZIKON VARFËRI EKSTREME, 48% E PENSIONISTËVE MARRIN PAGESA TË PJESSHME