Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka qenë ndërmjetës lidhur me bisedimet e zhvilluara mes Rusisë dhe Ukrainës. Më herët Erdogan është shprehur se Putini duket se është më i hapur për përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Nuk jemi pa shpresë,” tha Erdogan për mundësinë e negociatave, duke shtuar: “Pashë që Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Ndër të tjera Presidenti turk theksoi se shpreson të zhvillojë bisedime me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në të ardhmen e afërt. Megjithatë, Kremlini tha se një bisedë e re telefonike mes Putinit dhe Erdogan nuk është aktualisht në planet e presidentit rus, por se “ajo mund të organizohet shpejt”.