Presidenti i Ukrainës merr garancinë se Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse më samitin e Paqes që pritet të mbahet më 15 – 16 qershor në Zvicër. Përmes rrjetit social X, Zelensky konfirmon se ka pasur telefonatë me kryeministrin Edi Rama ku mori garancinë për pjesëmarrjen e samitit. Gjithashtu tema e diskutimit ka qenë vijimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
I telefonova kryeministrit Edi Rama, një miku të mirë të Ukrainës lidhur samitin e ardhshëm të Paqes dhe falenderova kryeministrin që konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë atje. E informova gjithashtu kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu vijimin e bashkëpunimit tonë në fushën e mbrojtjes.
Samiti i Paqes për Ukrainën do të mbahet në qytezën Bürgenstock në kantonin Nidwalden të Zvicrës më 15-16 qershor. Ky samit do të organizohet në përpjekje për të bashkuar liderët botërorë dhe për të gjetur mënyra me anë të së cilave mund të arrihet paqja afatgjatë në Ukrainë.