Ushtria ukrainase thotë se ka goditur një nëndetëse ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaroi se “nëndetësja ‘Rostov on Don’ e flotës ruse të Detit të Zi u godit me sukses në portin e Sevastopolit” dhe se ajo është mbytur, shkruan La Repubblica.it
Ndërkohë media thotë se rusët kanë marrë kontrollin e një pjese të rëndësishme të autostradës në Donbass. Sipas raportimeve të blogerëve ushtarakë rusë, forcat e armatosura ruse kanë pushtuar zonën në veri të autostradës pranë fshatit Pobjeda.
Misioni Vëzhgues i Kombeve të Bashkuara ka thënë se së paku 11.284 civilë ukrainas janë vrarë nga lufta qysh se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke theksuar se numri i vërtetë ka gjasa të jetë shumë më i lartë.