Dy anije të reja me misër dhe sojë u nisën nga portet ukrainase të hënën, deklaruan Turqia dhe Ukraina, duke e çuar totalin në dhjetë që kur anija e parë lundroi javën e kaluar. Këto anije kanë kaluar përmes Turqisë, sipas një marrëveshjeje mes Ukrainës e Rusisë për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar pas paralajmërimeve se ndalimi i dërgesave të drithërave të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në mungesa të mëdha ushqimore në botë.

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës tha se Korridori operacional i formuar nga tre portet e Odesës, Chornomorsk dhe Pivdennyi do të lejojë që brenda një muaji të arrijë 3 milion ton eksporte bujqësore.

Artikulli paraprakKRIZA PO DËMTON BIZNESET, BANKA E SHQIPËRISË: BESIMI NË EKONOMI RA, KANË PROBLEME ME PUNËSIMIN, KONTRATAT E ÇMIMET
Artikulli tjetërBORDI ULI ÇMIMIN E NAFTËS ME 1 LEKË, KONFINDUSTRIA: TË SHKRIHET, FAVORIZON KARTELIN E KARBURANTEVE