Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka njoftuar se rreth 10 mijë civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Raporti i publikuar sot konfirmon vdekjen e 9,444 civilëve, ndërsa 16,940 të tjerë janë plagosur që nga shkurti 2022. Midis viktimave janë të paktën 500 fëmijë, shton agjencia e OKB-së e cila pranon se numri i të vdekurve nga konflikti mund të jetë ende më i lartë sepse nuk ka të dhëna të përditësuara për shumë rajone dhe qytete, veçanërisht ato që janë pushtuar nga rusët.

Sipas të dhënave të konfirmuara të marra nga OKB-ja, 7339, u vranë në rajonet ukrainase të bombarduara nga rusët dhe të mbrojtura nga ushtria ukrainase.

Artikulli paraprakOSMANI MBRON KURTIN PËR VIZITËN NË TETOVË: KEQKUPTIM I VOGËL
Artikulli tjetërZJARRI ‘PUSHTON’ FRANCËN, EVAKUOHEN 3 MIJË TURISTË