Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shumë se 1.5 miliard euro, ashtu që të rrisin kapacitetet e Ukrainës teksa përballet me luftën e Rusisë. Kjo shumë është premtuar nga 26 shtete, të cilat janë përfaqësuar nga ministrat e Mbrojtjes, në një konferencë të mbajtur në Kopenhagë.

“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve që kanë ardhur në Kopenhagë, kanë ardhur me synimin e mbështetjes së Ukrainës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Morten Bodskov.

Paratë do të përdoren për të blerë armë, raketa dhe municion, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve për Ukrainën. Një pjesë do të ndahet edhe për trajnim të ushtarëve ukrainas. Britania është zotuar se do të ndajë 300 milionë euro shtesë, përfshirë sistemet raketore me precizitet të lartë që mund të godasin shënjestrat në largësi prej 80 kilometrash.

Artikulli paraprakRESTORANTET MË TË SHTRENJTË NË BOTË, TIRANA ME ÇMIMET MË TË ‘KRIPURA’ NË RAJON, PRISHTINA MË E LIRA
Artikulli tjetërZELENSKY THIRRJE ZYRTARËVE TË LARTË: MOS BËNI PUBLIKE TAKTIKAT QË PO NDJEK USHTRIA UKRAINASË