Një avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA dhe i përdorur nga forcat ukrainase është shkatërruar pas një përplasjeje. Një zyrtar amerikan tha për Wall Street Journal se shkatërrimi ka ndodhur më 26 gusht, “disa javë pasi avionët e parë luftarakë amerikanë mbërritën në Ukrainë”.
Ndërkohë një zyrtar i paidentifikuar amerikan tha për gazetën se, megjithëse incidenti ndodhi gjatë një sulmi të madh rus në Ukrainë, raportimet fillestare treguan se F16-shi nuk u rrëzua nga zjarri i armikut, por si pasojë e gabimit të pilotit.
Piloti ukrainas Oleksiy Mes, i njohur si ‘peshk i hënës’, në bordin e avionit ka vdekur dhe është varrosur sot (29 gusht), raporton CCN. Sipas Shtabit të Përgjithshëm, gjatë betejës ajrore, avionët F-16 “demonstruan efikasitetin e tyre të lartë, duke shkatërruar katër raketa të armiqve”.