Lufta në Ukranië solli krizë të grurit dhe misrit në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo krizë nxiti fermerët për kultivimin e drithërave si gruri dhe misri. Rifat Kodra përgjegjës i sektorit të ekstensionit bujqësor në qarkun Shkodër shprehet se vitet e tjera jo më shumë se 1400 hektarë janë mbjellur me grurë dhe misër ndërsa këtë vit pritet që të dyfishohen.
Pavarësisht çmimit të ulët në treg që drithërat kanë pasur ndër vite, përgjegjësi Kodra thekson se është e rëndësishme që të prodhohet një sasi e konsiderueshme e grurit dhe misrit.
Në qarkun e Shkodrës sipërfaqet më të medha të mbjella me grurë dhe misër mbeten në bashkinë Vau Dejës.