Ambasadori në ikje i BE-së, Luigi Soreca nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa në sfond dëgjohej himni ukrainas. Gjithçka ndodhi në koncertin maratonë të organizuar këtë të diel për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Kiev, i cili u transmetua në 20 vende të Europës.

I prekur nga situata e jashtëzakonshme të cilën po përjeton Ukraina muajin e fundit, Soreca tha se ky është momenti që kjo tragjedi të marrë fund dhe njerëzit të rikthehen në shtëpitë e tyre.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ftuar çdokënd në këtë maratonë për të kuptuar vuajtjet dhe situatën tragjike që po kalon Ukraina. Po punojmë ditë pas ditë, natë pas nate, në mbështetjeje të miqve tanë ukrainas, për t’u siguruar se dëmet dramatike të kësaj lufte të jenë sa më të vogla. Kjo luftë duhet ta ndalojë tani. Duhet të sigurohemi që qytetarët që po vuajnë nga kjo tragjedi të rikthehen sërish në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë jetën që ata duan. Kjo situatë duhet të marrë fund”, u shpreh Soreca.

Artikulli paraprakPAS 32 DITË LUFTE, RIFILLON MËSIMI NË KIEV
Artikulli tjetërMASAKËR NË IZRAEL/ SULMOHET ME KALLASHNIKOV AUTOBUSI ME PASAGJERË, JA PASOJAT