“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të përfundojë nëse presidenti rus Vladimir Putin vdes”, i tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gazetarit David Letterman njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve Interfax-Ukraine.
Sipas liderit ukrainas, struktura e pushtetit të Putinit do të shembet nëse ai vdes, pasi autoriteti rus thjesht do të bëhej jofunksional, ndërsa më tej vuri në dukje se çdo regjim autoritar është i rrezikshëm.
Ai shtoi se nëse një person i tillë largohet nga vendi, të gjitha institucionet do të ndërpresin punën dhe vendi do të fokusohet në çështjet e brendshme.