Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në video mesazhin e tij të përditshëm tha se rusët nuk kanë guximin të pranojnë humbjen dhe të tërheqin trupat e tyre.

Ndërkohë, numri i anijeve të huaja në portet e Danubit për transportin e grurit ukrainas është dyfishuar, tani ato janë gjashtëmbëdhjetë. Negociatat për zhbllokimin e eksporteve nga deti do të zhvillohen sot në Stamboll mes delegacioneve ushtarake nga Moska dhe Kievi, me ndërmjetësimin e Ankarasë dhe përfaqësuesve të OKB-së.

Kremlini ka njoftuar se samiti mes presidentëve të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për Sirinë dhe bisedimet dypalëshe në kuadër të konfliktit në Ukrainë do të mbahet në Teheran më 19 korrik.

Qeveria iraniane mohon se është në proces të furnizimit të Rusisë me drone, siç njoftoi dje Shtëpia e Bardhë. Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara njoftojnë 1.7 miliardë ndihma të reja humanitare për Ukrainën për të “zbutur efektet e deficitit të madh buxhetor të shkaktuar nga lufta brutale e presidentit rus Vladimir Putin”.

Numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në qytetin Chasiv Yar, në rajonin ukrainas të Donetskut, ku një raketë Uragan goditi një ndërtesë banimi, ka arritur në 45.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME RREGULLAT E REJA, JA SI DUHET T’I ULNI FËMIJËT NË MAKINË DERI NË MOSHËN 12 VJEÇ, NË TË KUNDËRT…
Artikulli tjetërNASA PUBLIKON IMAZHE TË REJA TË KOZMOSIT TË LARGËT