Operacioni me emrin e koduar ‘Amarcord’ nga Bërthama Investigative e Ravennas nisi nga një tentativë vrasjeje më 16 maj 2015, kur shqiptari 32-vjeçar Xhevair Gjojdeshi u qëllua me dhjetë plumba në parkingun e spitalit Santa Maria delle Croci në Ravenna.

Gjojdeshit iu afruan tre persona, njëri prej të cilëve nxori befasisht një pistoletë dhe shtiu të paktën dhjetë herë në drejtim të tij, pa e goditur asnjëherë.

Për kryerjen e këtij akti karabinierët arrestuan tunizianin 40-vjeçar Abdessalem Aissaoui , si dhe italianin Francesco Liuzzi, 37, puljez prej vitesh rezident në Romagna. Motivi i tentativës u bë i artë, lufta midis bandave të shqiptarëve dhe afrikanoveriorëve për kontrollin e territorit të shitjes së drogës në Ravenna.

Zgjerimi i hetimeve zbuloi dy grupe kriminale të impenjuar në trafikun e shitjen e substancave të ndaluara.

Grupi i parë përbëhej nga afrikanë të angazhuar në aktivitetin e shitjes në doza për një numër të madh klientësh, ndërsa i dyti, i përbërë vetëm nga shqiptarë, furnizonte grupin e parë me kokainë.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan gjashtë persona, tre prej tyre shqiptarë: A. A., 42 vjeç, E. A., 47 vjeç dhe I. P., 38 vjeç.

Artikulli paraprakKAPEN 30 KG HEROINË NË TRAGET, PRANGA SHQIPTARIT
Artikulli tjetërVRASJA E SHQIPTARIT NË LONDËR, NJË TJETËR I ARRESTUAR