Agjencia kulturore e OKB-së ka shtuar gatimin e Borshch, një supë e bërë zakonisht me panxhar dhe patate, në Ukrainë në listën e saj të trashëgimisë kulturore jomateriale të rrezikuar.
UNESCO tha se lufta në Ukrainë kishte “kërcënuar” gatimin e Borshch.
“Fitorja në luftën për Borshch është jona“, tha ministri i Kulturës të Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, ndërsa vetë moskovitët janë ndarë në dy për këtë vendim.
“Sigurisht, (Borshch) është pjesë e trashëgimisë ruse dhe ukrainase, por mendoj se është një simbol i qartë i Ukrainës”, thotë Alexey Gorbunov.
“Borshch nuk ka kombësi! Ashtu si buka, patatet, lakra Çfarë kombësie mund të ketë?!”, shprehet pensionistja e identifikuar si Tatyana.
“Mendoj se UNESCO mori vendimin e duhur sepse borshi ukrainas është një markë”, shprehet Irina Velizhantseva.
Ministria e Jashtme e Rusisë e përqeshi veprimin duke deklaruar se versioni rus i gjellës nuk ka nevojë për mbrojtje. Ndërsa Ukraina e konsideron Borshch-in si pjatën e saj kombëtare, ai gjithashtu konsumohet gjerësisht në Rusi, vende të tjera ish-sovjetike dhe Poloni. Vitet e fundit, statusi i saj si një pjatë ukrainase ose ruse është debatuar ashpër në mediet sociale, duke çuar në një intensifikimin e asaj që disa e kanë quajtur “Lufta e Borshch”.
Në vitin 2020, Ukraina aplikoi për të shtuar gatimin në listën e trashëgimisë kulturore të rrezikuar të UNESCO-s dhe vendimi për ta shtuar atë në listë do të merrej në vitin 2023. Por procesi i vendimmarrjes u përshpejtua për shkak të pushtimit rus të Ukrainës tha Unesco në një deklaratë për shtyp.