Një ditë pasi gjykata e Lartë zbardhi vendimin për çështjen e Vulës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon nga Apeli shqyrtimin menjëherë, duke thënë se duhet t’i jepet fund këtij absurdi.

“Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjL menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike.

Partia Demokratike e Shqipërisë është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, shkruan Bardhi.

Artikulli paraprakPAS NJË DEKADE, STOLTENBERG PO LARGOHET NGA POSTI, KUSH DO TË BËHET SHEFI I RI I NATO-S? JA KUR DO TË MERRET VENDIMI
Artikulli tjetërTONIGHT – 19.03.2024