Tre ditë para afatit të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore, Gjykata e Apelit ka vendosë të marrë në shqyrtim ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, atë të ‘luftës’ mes dy kampeve në Partinë Demokratike. Gjykata e Apelit ka njoftuar se më 3 shkurt do të shqyrtohet çështja për të caktuar se kujt i përket partia më e madhe opozitare në vend, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakBERISHA MERR MASAT QË TË MOS MARRË SËRISH GRUSHT NË PROTESTËN E 11 SHKURTIT
Artikulli tjetërKOMITETI I AGJENCISË EVROPIANE TË BARNAVE KTHEN PËR RISHIKIM ILAÇET E ‘FTOHJES’