Nga sot Ukraina do të duhet të jetojë me kufizime të energjisë elektrike dhe probleme me internetin. Kjo ka ardhur si pasojë e sulmeve të shumta ruse në termocentralet dhe infrastrukturat e Ukrainës.
“Ata duan të shtypin rezistencën tonë”, thanë zyrtarë nga qeveria e Ukrainës.
Unicef ka dorëzuar 14 gjeneratorë në rajonin e Kharkiv, 2 brenda në qytet dhe 12 të tjerë në Departamentin Rajonal të Shëndetësisë në Kharkiv për objektet shëndetësore. Presidenti Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energji.
“Ne sigurisht që do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të rivendosur kapacitetet normale energjetike të vendit tonë, por do të duhet kohë”, tha presidenti ukrainas, duke i iu bërë thirrje që të përdorin energji duke filluar nga ora 18:00 dhe jo më herët.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Iranin me sanksione të reja për furnizimin e Rusisë me dronët “kamikaze” që përdor kundër popullsisë dhe infrastrukturës civile, duke ndjekur kështu hapat e Bashkimit Europian. Uashingtoni tha se kishte “prova të bollshme” se Irani po lëviz dronët në Rusi që po përdoren në Ukrainë.
Për këtë , SHBA tha me bindje se “nuk do të hezitojë” të përdorë sanksione dhe “mjete të tjera të përshtatshme” për të ndëshkuar të gjitha palët e përfshira. Deklarata e SHBA vjen disa orë pasi Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje politike për të sanksionuar Iranin për të njëjtën arsye.
Mirëpo, Rusia dhe Irani se dronët iranianë janë përdorur në luftën në Ukrainë.