Zgjerimi i NATO-s në Ukrainë është një “kërcënim i papranueshëm për sigurinë e Rusisë”, apo “anëtarësimi përfundimtar i Ukrainës në NATO”, siç u njoftua në samitin e Uashingtonit.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference.
“Që në fillim ne kemi deklaruar se zgjerimi i NATO-s në territorin e Ukrainës përfaqëson një kërcënim të papranueshëm për ne, për ekzistencën dhe sigurinë tonë. Tani shohim se NATO po miraton një dokument që thotë se Ukraina patjetër do të anëtarësohet në NATO”, tha Peskov.
Duke qenë se “ky paraqet një kërcënim shumë serioz për sigurinë kombëtare të vendit tonë”, Peskov theksoi se “kjo na detyron të analizojmë shumë thellë vendimet e marra” në samitin e NATO-s, “të analizojmë me shumë kujdes tekstin”, e deklaratës së miratuar”.
Për Peskovin “e gjithë kjo do të kërkojë reflektim, masa reagimi efektive dhe të koordinuara për të kufizuar NATO-n”.