Disa të shtëna me armë kanë tronditur mesditen e sotme qytetin e Shkodres.
Ngjarja që terrorizoi banorët e zonës ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni” ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan se kishin qënë 2 automjete një me targa italiane dhe automjeti tjetër me targa të huaja.Njëra nga makinat kishte qënë në ecje kur një person ka qëlluar me kallashnikov nga dritarja e pasagjerit në drejtim të automjetit tjetër të parkuar në rrugë ku Brenda po qëndronin disa persona të cilët mendohet se I janë përgjigjur me armë. Policia sqaron se ka arritur që të identifikojë target e automjeteve dhe se po punon për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë e ndodhur ne mes të ditës në një nga zonat që ka lëvizje të vazhdueshme. Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë.Pasi rrethuan zonën me shirit dhe grumbulluan provat në vengjarje nisën punën për hetimin e dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.Dyshohet se në konflikt janë përfshirë dy grupe të rinjs emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore.Forcat e policisë kanë bërë kontrolle të imtësishme në atë zonë për të arritur mbase në gjurmë të autortëve.Gjithashtu u shoqëruan disa persona që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen.