Janë këto disa nga pjesët e demonstrimit në aktivitetin “Dita e Hapur” që u organizua këtë të Premte në repartin ushtarak Vau-Dejës.

Në këtë ceremoni u përcollën për në Afganistan 30 trupa ushtarake të kontigjentit të tetë.I pranishëm ishte Zv ,Ministri I Mbrojtjes Petro Koci I cili falënderoi edhe një herë paqeruajtësit për angazhimin në këtë detyrë të rendesishem  dhe I uroi për një kthim faqebardhë në atdhe, pas përfundimit me sukses të misionit në Afganistan.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti u prezantuan armë dhe pajisje të ndryshme të modeleve reja në ndihmë të Forcave të Armatosura.

Për të realizuar me sukses detyrën edhe Kontigjenti i 8-të Paqeruajtës i është nënshtruar një programi stërvitor disa javor për Operacionet e Mbështetjes së Paqes,

i cili përmban stërvitje specifike të cilat i përgatisin trupat për realizimin me sukses të misionit në çdo situatë.

 

Artikulli paraprakGJENDET E PAJETË 32 VJEÇARJA SHKODRANE
Artikulli tjetër1 QERSHORI, BUSHATI URON FËMIJËT NGA SHKODRA