30 VETË KANË MBETUR TË VDEKUR NË QYTETIN LINDOR UKRAINAS, MARIUPOL. 30 vetë kanë mbetur të vdekur në qytetin lindor Ukrainas, Mariupol, si pasojë e disa sulmeve me armatime të rënda.

Forcat qeveritare ukrainase dhe ato rebele pro-ruse fajësuan njëra-tjetrën për viktimat, por vëzhguesit e OSBE-së raportuan se predhat kishin ardhur nga ana e rebelëve. Lideri kryesor i rebelëve deklaroi në fillim të ditës së shtunë se kishte nisur operacionin për marrjen e qytetit, por më pas njoftoi se kjo nuk do të ndodhte. Aleksandër Zakarçenko, kreu i Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut, tha se forcat e tij nuk ishin përgjegjëse për sulmet. Megjithatë, pas akuzave të Kievit, konfirmoi se i ka urdhëruar trupat që të neutralizojnë ushtrinë qeveritare. Ndërkohë, shërbimet e sigurisë në Ukrainë, kanë publikuar edhe përgjime të mesazheve të shkëmbyera mes rebelëve separatistë që flasin për sulmin e Mariupolit, edhe pse vërtetësia e tij nuk është konfirmuar ende. Duke parë gjendjen, kryeministri ukrainas, Arsenij Jatseniuk, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurisë së OKB-së që të mblidhet urgjentisht për të diskutuar rolin negative të Rusisë në lindje të vendit. Ndërsa presidenti, Petro Poroshenko, do të rikthehet menjëherë në vend nga udhëtimi në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në planin për mbrojtjen e lindjes.

Artikulli paraprakBASHA FTON QYTETARËT: NESËR NË 11 FIKNI MAKINËN
Artikulli tjetërGREQIA, ZGJEDH SOT QEVERINË E RE