Luftrat e hapura në botë dhe situata e tensionuar në rajonin e Ballkanit për Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi duhet të jenë gjithmonë një alarm për Shqipërinë. Duke folur nga Shkodra ministri Peleshi tha se Shqipëria është një vend i sigurtë si shtet anëtarë i NATO-s por gjithsesi kërkon që Forcat e Armatosura të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

I pyetur edhe për përfshirjen e Forcave të Armatosura në grupe kriminale siç ishte rasti i dy efektivëve në Vau Dejës në fund të nëntorit që rezoltuan të përfshirë në vjedhje e djegie automjetesh, Ministri Peleshi tha se janë raste të izoluara dhe se ushtria është institucioni më i besueshëm në vend.

Ministri i Mbrojtjes Peleshi përgëzoi Forcat e Armatosura të repartit Vau Dejës për kontributin e tyre në çdo rast emergjence.

Artikulli paraprakZJARRET, DISA SHKOLLA PA SHKALLA EMERGJENCE
Artikulli tjetërMINISTRI PELESHI: 400 VENDE TË LIRA NË USHTRI