Rreth 90 minuta larg Tiranës mes Kurbinit dhe Matit gjendet Lugina e Shkopetit, një ndër destinacionet më të bukura që ofron Shqipëria për çdo turist vendas e të huaj që dëshiron të eksplorojë bukuritë natyrore, lumin, liqenin, malin, ndërtesat e vjetra plot histori apo edhe një kulinari të pasur.
Lugina e Shkopetit po terheq gjithnjë e më shumë vizitore vendas dhe të huaj, të cilët thonë se ky vend është mahnites për ta.
Vizitoret në Shkopet janë ditor, pasi mungojnë njesitë akomoduese, por interesi gjithnjë në rritje për këtë zonë pritet të nxisë vendasit për të investuar, që turizmi të marrë më teper zhvillim dhe të gjenerojë të ardhura për shumë familje.