Me kërkesën e banorëve të zonës, falë edhe ndërhyrjes së Zv/Kryeministres Senida Mesi, brënda një jave na lagjen Logucesme do të përfundojë investimi për rrjetin e ri elektrik të zonës.
Një fakt i tillë është bere publik nga Zv/Kryeministria Senida Mesi njekohesisht edhe deputete e Qarkut të Shkodrës e cila, u shpreh se kjo ka qene nje kerkese e vete komunitetit si një problematike e cila kërkonte zgjidhje te menjehershme.
Janë më shumë se 100 familje në këtë zonë të cilët përfitojnë nga një investim i tillë i cili sic behet me dije edhe nga drejtues të OSHEE në Shkodër, është një investim fillestar i cili do të pasohet edhe me një investim të plotë në vitin 2018-të, ndërkohe që falë kësaj nderhje kjo zonë do të lidhet edhe me linjën 20 kv duke garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike për këtë zonë të qytetit të Shkodrës