Nuk jane te pakta rruget apo zona te njohura te Shkodres te cilat jane lene jashte projekteve per rikonstruksion.
E tille eshte lagjia Lugucesme ne hyrje te qytetit te Shkodres, edhe pse nje nga me te vjetrat e metropolit verior duket se ketu pushteti vendor nuk ka trokitur asnjehere.Ky eshte edhe mendimi i mjaft banoreve te cilet te irrituar shprehen se pervec vendosjes se nje ndricimi ne kohen e fushates elektorale asgje ska ndryshuar.
RRUGËT E LAGJES SË VJETER TË SHKODRËS LIHEN JASHTË PROJEKTEVE
Jane mbi 150 familje te cilet vuajne mungesen e nje infrastrukture urbane prej me shume se 25 vitesh.Problematikat jane te shumta ne lagjen Lugucesme ku pervec asfaltimit te rruges mjaft banoreve u mungon uji i pijshem e ndersa kanalizimet e ujrave te bardha perzihen me ato te zeza ne mjaft segmente si shkak i amortizimit te tubacioneve .Banoret kthejne syte nga Bashkia Shkoder me shpresen se projektet e ardhshme te rrugeve dytesore te perfshijne edhe kete zone mjaft te njohur te qytetit.